Rrëfimi i heroit të ditës në Bruksel (Foto)

Një punëtor i aeroportit në Bruksel ka përshkruar se si heroikisht ka shpëtuar shtatë persona të lënduar pas dy shpërthimeve brenda terminalit.

Alphonse Youla po punonte si zakonisht, kur dëgjoi shpërthimet.

‘Dëgjova një burrë të thoshte disa fjalë në gjuhën arabe dhe pastaj një shpërthim…pastaj një shpërthim të dytë, një shpërthim të madh, shumë më të madh”, ka treguar ai.

Alphonse menjëherë kishte nis të ndihmonte të plagosurit.

‘Ishte e tmerrshme. I pashë të paktën shtatë persona të vdekur. Kishte gjak, njerëzit kishin humbur gjymtyrët. Mund të shihje trupat e tyre por jo këmbët”, tha ai.

Të paktën 35 persona u varë dhe shumë të tjerë u lënduan në sulmet në aeroportin dhe metron e Brukselit.