Rrustem Mustafa: Unë besoj në shtet, prandaj dorëzova mandatin e deputetit

Deputeti i PDK’së Rrustem Mustafa ka dorëzuar mandatin e tij prej deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Ai këtë e ka bërë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e shkallës ë parë ku ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit është dënuar me 4 vjet burg për krime lufte.

Mandatin e deputetit e ka dorëzuar edhe deputeti Latif Gashi.

Postimi i Mustafës në Facebook:

Duhet të mundohemi fortë për të ndërtuar kulturë tek qytetarët që kujdesin ndaj shefit(individit), ta shndërrojmë në kulturë kujdesi ndaj shtetit.

Zyrtarët e shtetit, jo vetëm që duhet, por edhe kanë obligim kushtetues të jenë besnik të ligjeve dhe interesave shtetërore.

Akoma ka mbetur pengë kujdesi i dëshirave individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale.

Na duhet besim në institucione tona, dhe politikat që mundë ti ndërtojmë.

PS…Unë respektoj vendimet institucionale gjyqësore, e kam deklaruar se na duhet ndjeshmëri ndaj rendit, ligjit shumë herë.

Sot ndjeva obligimin zyrtar dhe e dorëzova mandatin e deputetit.

Unë besoj në Shtetin tonë…