Rusia nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Sambos që do të mbahet në Stamboll

Rusia nuk do të marrë pjesë në kampionatin në Sambo, sport që është luajtur së pari në Rusi. Arsyeja e mos marrjes pjesë të Rusisë në këtë kampionat është meqë do të mbahet në Stamboll, raporton Gazeta Liria.

Kampionati Europian 2015 Sambo do të mbahet më 4-7 Dhjetor 2015 në Stamboll të Turqisë. Feterata e Sambos së Rusisë ka lajmëruar që nuk do të marrë pjesë në këtë kampionat, e kjo për arsye që Turqia ditë më parë ia kishte rrëzuar Rusisë në Aeroplan pasi ia kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, raporton gazeta turke Türriyet, transmeton Gazeta Liria.

Putinii

Ndryshe, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është kryetar nderi i Federatës Botërore të Sambos.

Presidenti i Federatës së Sambos të Rusisë, Maxim Borisov, në deklaratën e tij ka thënë ka thënë që nuk do të udhëtojnë në Turqi për arsye të ngjarjeve të fundit.

Sambo

Sambo, e cila është përzierje e xhudos dhe mundjes, u zhvillua në vitin 1920 në Ushtrinë e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. /Gazeta Liria/