Rusia varfëron Serbinë

Serbia është duke planifikuar që të paguaj borxhin e saj gjigantit energjetik Gazprom, i cili është 20 miliardë euro, dhe këtë planifikon ta bëj në fund të vitit, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

“Borxhin 20 miliardë eurosh ndaj Gazpromit do ta paguajmë në fund të vitit”, i ka thënë Vuçiq, ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, transmeton Koha.net.

Në vitin 2014, gjiganti rus i energjisë ka furnizuar Serbinë me 1.5 miliardë metër kubik gaz në bazë të një marrëveshje 10 vjeçare të nënshkruar në vitin 2013. Po atë vit Serbia i pati mbetur borxh Rusisë, me 200 milionë dollarë, dhe rusët i patën reduktuar furnizimin deri në shlyerjen e borxhit.

Në një projekt të veçantë, Rusia dhe Serbia janë duke planifikuar për të zgjeruar hapësirën nëntokësore të Serbisë për magazinimin e gazit në Banatski Dvor, e cila është një nga më të mëdhatë e këtij lloji në Evropën juglindore. Ky projekt do të luante një rol të rëndësishëm në sigurimin e stabilitetit të furnizimit me gaz rus për konsumatorët evropianë.

Sipas ambasadorit serb në Rusi, kjo marrëveshje do të nënshkruhet në fund të vitit 2015.