Rusia vë regjimin e vizave për Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov pa lajmëraur që do ta ndërpresin marrëveshjen me turqinë për lëvizje pa viza nga 1 Janari, raporton gazeta turke Hürriyet, përcjellë Gazeta Liria.

Pas takimit të ministrit të jashtëm rus Lavrov me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sirisë, Velid Mualim, Lavrov bisedoi edhe për marrëdhëniet e acaruara mes Turqisë dhe Rusisë pas ngjarjeve të fundit.

Gazeta Liria përcjellë se se Lavror ka thënë që nga 1 Janari i vitit të ardhshëm Rusia do ta ndërpresë marrëveshjen me Turqinë për lëvizje të lirë pa viza.

Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, Lavrov ka thënë se arsyeja e ndërprerjes së njëanshme të marrëveshjes nga Rusia është se “në Turqi ka një rrezik të vërtetë të terorrizmit”.

Përndryshe, vizat ndërmjet Turqisë dhe Rusisë ishin hequr në vitin 2010, transmeton Gazeta Liria. /Gazeta Liria/