Sa vetura janë regjistruar në vitin 2014 dhe cila është me e vjetra

Nga të dhënat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme, në vitin 2014, në Kosovë kanë qenë të regjistruara gjithsej 286,505 vetura. Nga to, vetëm 111,855 janë të prodhuara nga viti 2000 e këndej,kurse të tjerat apo 61% e veturave janë të prodhuara mes viteve 1942-1999.

Më e vjetra ishte prodhimi vitit 1942.Marrë në përgjithësi, mesatarja e vjetërsisë së veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite,apo 10 vite më shumë sesa mesatarja e veturave që qarkullojnë brenda Bashkimit Evropian.
Kështu thuhet në një studim të Institutit GAP, sipas të cilit, kësaj mesatare të lartë, në masë të madhe i ka kontribuar vendimi i qeverisë i vitit 2011 për lejimin e importit të veturave të përdorura deri në 13 vite,nga 8 sa kishte qenë më herët.
Pas këtij vendimi,importi i veturave të përdorura u rrit për 44%,sikurse që u rritën në masë të madhe edhe të hyrat doganore nga veturat./expres