Samsung Galaxy S7 Plus shfaqet për herë të parë në një video

Samsung po punon për krijimin e katër versioneve të ndryshme të Galaxy S7. Deri tani janë shfaqur imazhe të dy prej këtyre versioneve, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Plus.

Së fundmi është publikuar edhe një video ku duket Galaxy S7 Plus. Videoja është publikuar nga kanali në YouTube uSwitch.

Nga videoja shohim se butoni kryesor do të jetë më i gjerë se tek pajisjet e tjera Galaxy. Në video nuk vihet re porta USB-ja e tipit C dhe vendi për kartën microSD, që do të thotë se telefoni do të mbetet vetëm me hapësirën bazike.

Përmasat e Galaxy S7 Plus do të jenë 163.4 x 82 x 7.82 mm, ndërsa të Galaxy S7 do të jenë 143.37 x 70.8 x 6.94 mm. Pavarësisht madhësisë, dizajni i të dy telefonave do të jetë shumë i ngjashëm. /krokodili/