Samsung ndjek këngëtaren Adele, sjell telefonin me hapje

Kur ajo përdori një telefon me kapak në videoklipin e këngës “Hello”, Adele mund të jetë bërë objekt diskutimesh nëpër portale dhe media të ndryshme . Siç rezulton, telefonat me kapak nuk janë krejtësisht jashtë modës; Tecshot.Al raporton se në fakt, Samsung është duke punuar për një model me karakteristike shumë interesante.

Sipas Sammobile, telefoni i ardhshëm i Samsung ka gjasa të quhet SM-W2016, dhe ajo do të vijë me dy ekrane 3.9-inç, 1280×768 pixel – secili në njërën anë të kapakut të telefonit. Në pjesën e poshtme të telefonit ju do të gjeni një tastierë numerike që, në qoftë se ju ende e mbani mend se si t’a përdorni, do të ndjeheni sikur jeni në vitet ’90 përsëri.

Pajisja Android 5.1.1 do të ketë gjithashtu një procesor okta-core Exynos 7420, 3GB RAM, 64GB hapësirë ruajtje, një kamera primare 16-megapixel dhe një të mesme 5-megapixel. /techsot/