Samsung zbuloi telefonin inteligjent Galaxy J3

Samsung zbuloi sot një telefon inteligjent me parametra jo shumë të mira, i cili kushton vetëm 120 dollarë. Telefoni Galaxy J3 përmban ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë, Super AMOLED, dhe densitet 294 pikselë për inç. Ai fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz, së bashku me 1.5GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Në anën e pasme ka një kamerë 8 megapikselë me blic LED dhe vetë-fokusim, ndërsa në anën ballore ka një kamerë për selfie 5 megapikselë. E gjithë kjo pajisje fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2,600 mAh, si dhe operon me ndërfaqe TouchWiz të Samsung-ut, që bazohet tek Android Lollipop. /krokodili/

Galaxy J3 - 1

Galaxy J3 - 2

Galaxy J3 - 3