Sejdiu: Policia po patrullon rreth selisë së VV-së

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu thotë se sot Policia e Kosovës, po patrullon rreth zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje

Ky është reagimi i Sejdiut:

Sot zgjohemi ne shtet policor, pas përndjekjes me police te njësive speciale, bastisjes se zyrave, rrahjes se aktivisteve me kundak amresh mbrëmë, sot policia e armatosur deri ne dhemb po patrullojnë rreth zyrave te Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kjo nuk përshkruhet ndryshe, ky është shteti policor.

Ne nuk do te ndalemi, e as nuk do te zbrapsemi deri ne bërjen e Republikës, deri ne ndaljen e Zajdnices.

Me VETËVENDOSJE, deri në VETËVENDOSJE!