Sekreti i Julia Roberts për një martesë të lumtur

Julia Roberts ka thënë se sekreti i saj për një martesë të suksesshme është puthja.

48-vjeçarja ka folur për martesën e saj 13-vjeçare me kineastin Danny Moder, 46-vjeçar në intervistën e dhënë në ‘Extra’ të hënën mbrëma. Ajo ka folur ndër të tjera edhe për jetën familjare dhe projektin e saj më të fundit në kinema, ‘ Secret in their Eyes’.

Drejtuesi i emisionit, Mario Lopez i ka kërkuar legjendës së kinemasë disa këshilla lidhjeje edhe për çiftet e tjera të njohura, ndonëse Roberts u përpoq të sqaronte fillimisht se nuk është në natyrën e saj të jap të tilla këshilla për çiftet e njohura.

Kështu, pyetjes ajo iu përgjigj shumë thjeshtë duke thënë: ‘Epo nuk e di. Ndoshta puthjet?’.

Julia Roberts është martuar me bashkëshortin e saj që prej 4 qershorit të 2002-it. Dy vite më vonë, në 28 nëntor të 2004-ës, fituesja e çimit Oscar solli në jetë binjakët Phinnaeus dhe Hazel, sot 10-vjeçar. Në 18 qershor të 2007-ës, lindi djali i saj, Henry, sot 8-vjeçar.