Sekreti për një jetë seksuale më të kënaqshme

Një komunikim më i mirë, stërvitja së bashku, qëndrimi për pak kohë larg nga fëmijët , këto janë vetëm disa nga teoritë për mënyrën se si çiftet mund të përmirësojnë jetën e tyre seksuale.

Por së fundmi, një studim i ri ka ofruar një mënyrë të re, duke sugjeruar se çelësi për të qenë më të kënaqur poshtë çarçafëve, mund të jetë larja e tyre me radhë.

Sipas studimit nga Universiteti i Albertës, çiftet kanë një jetë seksuale më të mirë dhe më të kënaqshme nëse partnerët i ndajnë punët e shtëpisë në mënyrë të barabartë.

Studimi u krye nga Dr Matt Johnson, profesor në Departamentin e Ekologjisë në Universitetin Alberta. Ai zgjati për një periudhe pesëvjeçare, dhe mori për bazë 1,338 çifte gjermane.

Megjithatë, studimi zbuloi se nuk ka një korrelacion mes sasive të punëve të shtëpisë që kryen nga një partner mashkull dhe aktivitetit seksual të çiftit./shekulli/