Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka lëshuar një deklaratë të fortë në “Twitter” sa i takon arrestimit të Vojsllav Sheshelit.
Selimi ka shkruar se Vojslav Shesheli do të arrestohet nëse ai provon të hyjë në Kosovë.
“Vetëm që të jemi të qartë rreth kërcënimeve të Sheshelit. Ai asnjëherë nuk do të lejohet të futet në territorin e Republikës së Kosovës. Nëse ai provon, do të arrestohet”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.
Sheshel sot u shpall i pafajshëm në të gjitha akuzat nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.