Selimi: Kosova është demokraci e konsensusit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behar Selimi, i ka qortuar pozitën dhe opozitën për mosgjetjen e një konsensusi politik për çështjet nacionale.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” i ka dënuar sjelljet e dhunshme të opozitës në Kuvend, por edhe ia ka rikujtuar pozitës se Kosova nuk është demokraci e shumicës.

“Pozita duhet ta kuptojë se demokracia jonë nuk është demokraci e shumicës as në raport me pakicat etnike, por as në raport me pakicat politike. Shihni Kushtetutën, planin e Ahtisarit etj.