Selimi: Manifestimi i 28 nëntorit do të jetë paqësor

Deputeti i Lëvizjes Vetevendosje Rexhep Selimi ka bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik që protesta e së shtunës të eskalojë në dhunë.

Përkundrazi, ai ka thënë se manifestimi i 28 nëntorit në sheshin “Zahir Pajaziti”, i organizuar nga opozita, do të jetë festiv, masiv dhe paqësor.

Selimi ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së opozitës, duke thënë se në këtë kohë, Kosova rrezikon ndarjen në baza etnike dhe humbjen e mijëra hektarëve.

Në një intervistë për Epokën e Re, Selimi tha se është e gabueshme thirrja për dialog mes pozitës dhe opozitës derisa nuk ka shenja të tërheqjes së Qeverisë nga marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin.  /Telegrafi