Selimi tregon për termocentralin e ri: Do të ndërtohet deri më 2020, 10 mijë vetë do të punojnë në ndërtim

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka bërë të ditur se Termocentrali i Ri në Kosovë, do të ndërtohet deri në vitin 2020.

Në llogarinë e tij në Twitter, Selimi thotë se në ndërtimin e Termocentralit do të marrin pjesë 10 mijë persona.

Ndryshe, Banka Botërore është pajtuar me marrëveshjen e arritur në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kompanisë Contour Global për ndërtimin e termocentralit.

petrit selimi