Serbia kërkon ndihmë nga Seagal (VIDEO)

Më aftësitë e tij të arteve luftarake, Steven Seagal, një herë shpëtoi botën nga sulmet bërthamore  dhe korporatave të pamëshirshme të naftës- në filmat e Hollywood-it.

Por tani nga ylli po  kërkohet që aftësitë e tij të treguara në ekran t’i transferojë në jetën reale dhe t’i trajnojë forcat speciale të policisë serbe në Aikido, art marcial japonez.

“Kur një yll kaq i famshëm vjen në Serbi, i cili e do vendin tonë dhe njerëzit tanë, dëshira jonë është ta shohim atë përsëri këtu,” ka thënë kryetari i Beogradit, Sinisa Mali.

Seagal insiston se videoja kur ai përplas në tokë dy kundërshtar është e vërtetë,shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova.

Gjatë tre ditëve vizitë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd, 63 vjeçari i cili luan në reality show-in Seteven Seagal, ku ai shihet të kryejë detyrat si një zëvendës sherif  në rezervë në Luiziana dhe Arizona, është takuar me kryeministrin e vendit, Aleksandar Vuçiq , dhe presidentin pro-rus, Tomislav Nikoliç.

Ndërsa, në qytet Seagal  morri një çmim nga Fondacioni vëllezërit Karic për punën e tij humanitare dhe tha se ishte krenar ta marr çmimin që e  ka marr edhe presidenti rus, Vladimir Putin.