Sërish probleme për Kim, kjo është kërkesa e Kanye pas lindjes së djalit (Foto)

35 vjeçarja Kim Kardashian, mund të ketë sjellë në jetë vetëm disa ditë më parë fëmijën e saj të dytë, por raportohet se qysh tani, ajo ka nis të zbatoj planin për humbje të peshës. Thuhet se kjo është një kërkesë strikte e bashkëshortit të saj, 38 vjeçarit Kanye West.

Burime të ‘InTouch’ thonë se Kim është shumë e brengosur, derisa ende nuk është çlodhur nga vështirësitë e lindjes së djalit proces i cili u komplikua shumë.

Kanye thuhet të ketë kërkuar trajnerët më të mirë të fitnesit për tu kujdesur që gruaja e tij të jetë në formë sa më parë.

Kim një muaj para lindjes njoftoi se kishte shtuar 24 kilogram./express/