Shaqiri injoron Shqipërinë

Xherdan Shaqiri ka refuzuar të flas për përballjen me Shqipërinë në ‘EURO 2016’.

Në një organizim humanitar, Shaqiri është pyetur lidhur me përballjen me Shqipërinë në Kampionat Europian, mirëpo përfaqësuesi zviceran nuk e ka përmendur faqe ndeshjen ndaj kuqezinjve, duke thënë se grupin do ta kalojnë pa problem.

“E kam ditur që kjo do të ishte pyetja e parë që do më bëhej. E marr shumë pozitivisht këtë short, pasi ky është natyrisht një grup ku unë do të thosha se ne kemi dalë relativisht mire”, deklaroi ai.

“Besoj se shanset tona për t’u kualifikuar janë të mëdha. Mirëpo, është e qartë se ky është një grup ku secili duel do të jetë i vështirë, por është i kalueshëm”, shprehet Shaqiri duke shmangur Shqipërinë, transmeton Panorama Sport./blic/