SHBA kërkon 2 miliardë dollarë nga Irani për 241 marinsa të vrarë

Gjykata e Lartë e SHBA-së morri vendim sot që gati 2 miliard dollarët e aseteve të ngrira iraniane duhet t’i jepen familjeve amerikane të të vrarëve në bombardimin e një kazerme ushtarake detare të Amerikës në vitin 1983 dhe nga sulmet e tjera të bëra nga Irani.

Gjykata vendosi me votim 6-2 në favor të familjeve të 241 marinsave që vdiqën, raporton Reuters.

Banka iraniane Markazi është ankuar se Kongresi ka ndërhyrë në punën e gjykatave federale, kur ai miratoi një ligj në vitin 2012 që thoshte specifikisht që asetet e bankës në bankat e Shteteve të Bashkuara t’iu dorëzohen familjeve.