SHBA thonë se asnjë gabim nuk është bërë në Marrëveshjen për Demarkacionin

State Departamenti ka kryer një hetim të detajuar lidhur me kufirin nëe mes Malit te Zi dhe Kosovës. Ata kanë arritur në përfundim se marrëveshja e arritur për demarkacionin është në përputhje të plotë me të gjitha hartat që nga Lufta e Dytë Botërore e tutje…

Departamenti amerikan i shteti e ka rishikuar në mënyrë të detajuar vijën përkufizuese të kufirit Kosovë –Mal i Zi të përgatitur nga Komisioni Shtetërir i Kosovës për Shënimin e Vijës Kufitare Shtetërore. E kuptojmë që baza e Komisionit për demarkimin ka qënë Kushtetuta e Vitit Jugosllave e vitit 1974, që e ka definuar Kufirin e Kosovës nga kufijtë administrativë komunalë, që janë të ndarë në zona kadastrae. Kjo bazë e përcaktimit të vijës kufitare është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës të të dërguarit Special të OKB;së Marti Ahtisaarit dhe në Kushtetutën e e vitit 2008 të Republikës së Kosovës.

Pas një rishikimi të haratave të vitit 1940 e deri më tani, përfshirë edhe ato që janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shteit ka përcaktuar se vija e përcaktuar së vonë përputhet ngusht me kufirin e definuar në Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008 përputhen me kufirin e propozuar në vitin 2015 detajisht. Ne jemi në dijen se përfundimi i marrëveshjes së kufirit është një kusht për liberalizimin e vizave dhe përbën një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane./express/