Shembet ‘muri’ i Real Madridit

Ekipi i Rafael Benitez nuk ishte mësuar të pësonte gola sidomos në La Liga ku në 10 ndeshje, kishin pësuar vetëm katër gola.

Gjërat kanë ndryshuar tani në mënyrë drastike për Los Blancos. Në 2 ndeshjet e fundit në kampionat madrilenët kanë pësuar 3 gola përballë Sevillas në Sanchez Pizjuan dhe 4 në El Clasico për t’i çuar llogaritë në 11 gola të pësuar në 12 ndeshje në La Liga.

Nëse llogariten edhe tre golat e pësuar nga Shakhtari, atëherë real Madridi ka pësuar 10 gola në tre ndesjet e fundit në të gjitha garat.

Reali e mbante portën të pa prekur në këtë kompeticion deri mbrëmjen e së mërkures.

Të dielën real Madridi i shkon Eibarit, objektivi është t’i marrin tri pikë dhe mos të pësojnë gola, por kjo e fundit është pak e besueshme, duke e parë numrin e golave që kanë pësuar vetëm për tri ndeshje.

Portieri Kiko Casilla ka pranuar gjashtë nga këto 10 gola, derisa katër të tjerat i pranojë Keylo Navas në El Clasicon e 21 nëntorit. Navas shihet si portieri më i mirë momentalisht te Reali, por kostarikani nxori katër herë topin nga porta e tij.

Sidoçoftë, atë mbrëmje mbrojtja e Realit nuk ishte në nivelin e duhur. Kjo ecuri e luhatshme e madrilenëve duket se do të vazhdojë, sidomos me mungesat si Ramos e Marcelo, derisa së fundmi listës së të dëmtuarve iu shtua edhe Raphael Varane./express/