Shendeti nga dieta me ushqimet natyrale

Kohët e fundit, pata rastin te lexoj një artikull nga USA Today i titulluar Stripping the Diet Raw, që bente fjale për të mirat e te ushqyerit me ushqime të pagatura.

Shendeti Nga Ushqimet e Papërgatitura
Artikulli komentoi faktin se nëse ne shikojmë në botën natyrore ne kurrë nuk do të gjejmë ndonjë tjetër krijesë që është me mbipeshë. Është pothuajse e pamundur që të sjellim në mendje imazhin e një bime apo peme apo edhe te ndonjë mollëkuqe me mbipeshe.

Kjo mund të jetë për shkak të faktit se të gjitha krijesat e tjera që jetojnë konsumojnë vazhdimisht një dietë të pagatuar me ushqime natyrale, ndërsa njerëzit ushqehen me ushqime te gatuara, ushqime të përpunuara dhe artificiale plotë me toksine. Duke ju falenderuar teknikave komerciale të bujqesise të cilat varen nga plehrat kimike, pesticideve, modifikimeve gjenetike dhe hormoneve për të rritur të lashtat tashmë në tokë të mbingarkuara, një përqindje e madhe e sotme e furnizimit te ushqimeve është e ngopur me toksine dhe ka shumë pak vlera ushqyese.

Pse Ushqimet Organike Te Papërpunuara?
Në kohërat e sotme [wp-like-locker]edhe shumica e ushqimeve te paperpunuara mund të kenë përmbajtje të dëmshme toksike. Nëse ne nuk mund të llogarisin se frutat dhe perimet qe janë burime të pastërta të të ushqyerit, atëherë shtrohet pytja se si mundemi që të marrim energjine e duhur për jetë?

Përgjigjja gjindet në zgjedhjen e ushqimeve, pra të frutave dhe perimeve të rritura organikisht dhe vendore. Më mirë do të ishte po që se ju i rrisni keto fruta dhe perime në kopshtin tuaj (bej bahçe).

Nese vet nuk mundeni, atëherë ju mund të gjeni një fermer lokal në afërsi të qytetit tuaj e sidomos pranë zonave rurale. Dyshoj se ato mund te jene plotesisht organike sepse shumica e tyre perdorin pesticide por prap se prape duhen te jene me të mira dhe më të sigurta se sa produktet që importohen nga jashte. Vendi më i mirë për të blerë ushqimin tuaj janë fermerët lokalë sepse janë mbjell, rrit dhe pjekur në një ambient lokal e me blerje ju i ndihmoni ata qe ndoshta varen vetëm nga shitja e prodhimit të tyre.

Çka është Dieta me Ushqime natyrale të papërpunuara?
Është një mënyrë e të ushqyerit që përfshin një rritje të madhe të numrit frutave dhe perime, farave, arroret, dhe fasulet. Një ushqim konsiderohet i papërpunuar nëse është i pagatuar apo i “përgatitur” nën 46°C, nëse temperatura është më e lartë ushqim fillon të humb materiet ushqyese esenciale dhe enzimat, apo ndryshe ‘forcën jetike të jetës.’

Sa më shumë që ushqehemi me ushqime që përmbajnë atë gjallëri aq më shumë ‘forcë jete’ ne do të mund të marrim për vete. Më shumë se gjysmë shekulli më parë në librin e tij Pershkrimet për Energji, Charles de Coti-Marsh shpjegoi,

“Duke ngren ushqime te gjalla ju krijoni një trup të gjallë. Ushqimet e gjalla përmbajnë materiet ushqyese esenciale që trupit i duhen për të krijuar dhe mirëmbajtur energji. Ushqimet e vdekura avancojnë plakjen, zvogëlojnë aftësitë dhe energjinë… ato janë të padobishme kur janë të vdekura…”

Mënyra më e mirë për t’iu qasur ushqimeve të pagatuara është që gradualisht të fusim sa më shumë frutave dhe perimeve të papërpunuara në dietën tuaj. Një fillim i mirë është të përpiqeni të hani 75% të ushqimeve të pagatuara dhe 25% të ushqimeve pak të gatuara.

Rreziqet e ushqimit te gatuar
Kur ne gatuajmë ushqimin në mënyrë të pashmangshme shkatërrojmë disa prej enzimave, vitaminave dhe mineraleve te nevojshme për shëndet të mirë. Nëse hani ushqime shume të pjekura të mikrovalizuara (mikrovale) dhe të procesuara, ju keni gjasa të bllokoni zorrën e trashë, gjë që mund të shpie në një mori problemesh, duke përfshirë kancerin, semundjen e zemres, diabetin dhe shumë sëmundje tjera degjeneruese.

Pergaditja e ushqimit me ane te pjekjes mund që në fakt të çrregulloj strukturën e ushqimit duke larguar vlerat esenciale ushqyese të tij. Ed Dagllas, drejtori i Institutit Amerikan Living Foods, beson se trupi i njeriut nuk është bërë për të ngrënë ushqim të gatuar. Stephen Arlin, bashkë-autor i librit Ligji i Parë i Natyrës: Dieta me ushqime natyrale, madje shkon aq larg sa edhe thotë që,

“ushqimi i gatuar është helm.”

Shendeti nga Ushqimet Organike
Në qoftë se ju të filloni të hani ngadalë në këtë mënyrë, ju do të jeni te habitur me rritjen e nivelit të energjise tuaj, pamje rinore dhe zvogëlim të dukshëm të vizitave të mjekut. Rritja e konsumit të ushqimeve të papërpunuara gjithashtu është lidhur me një zvogëlim të nevojës për gjumë, ku shumica raportojnë se kanë më shumë energji kur zgjohen në mëngjes dhe se e kanë shumë më të lehtë që të ngrihen nga shtrati!

Të mirat tjera të rritjes së konsumit të ushqimeve të pagatuara përfshihet edhe pamja e përmirësuar e lëkurës, humbje peshe, permiresim të tretjes, zvogëlim të e shumë sëmundjeve si sëmundja e zemres, diabeti dhe kanceri, si dhe shumë probleme tjera shëndetësore. Ushqimet e pa-gatuara zakonisht nuk kanë shumë yndyra të ngopura dhe të transformuara kur krahasohen me ushqimet e gatuara, veçanërisht ushqimet e shpejta dhe cilado ushqime te procesuara.

Ushqimet Natyrale janë gjithashtu jashtëzakonisht të pasura me materie ushqyese si kalium, magnezium, fiber dhe fitokemikale bimore. Një raport nga Journal of Nutrition ka deklaruar se një rritje e përdorimit të ushqimeve te papërpunuara në dietën tonë ulet kolesterina si dhe nivelet trigliceride te trupit, disa prej treguesve kryesorë për sëmundje zemre, trashje & tensionit te larte te gjakut.

Nëse filloni të hani ushqim te pagatuar te frutave dhe perimeve, sigurohuni që të bleni ato lokalisht ose organikisht te rritura pasi që shumica e toksinave jo-organike që janë prezent, të tilla si pesticide, nuk do të eliminohen nëse hahen pa u gatuar (pjekur apo zier). /sherohu/