Shenjat e një mashkulli që ju do

Janë disa nga veprimet e tij që tregojnë nëse ai ju merr si të garantuar, apo vërtet kujdeset që të mos ju humbë apo të ju hidhërojë. Gjestet, kujdesi dhe veprimet e tij, kanë shumë rëndësi për ju.

Ja disa nga shenjat se ai nuk iu merr si të garantuar dhe se ju do, transmeton Klan Kosova.

Ai nuk lë takim me miqtë e tij pa folur me ju

Ai kurrë nuk lë takim me dikë pa ju pyetur edhe juve. Nuk ka rëndësi se a do të takoheni me prindërit e tij apo miqtë. Ai e di se edhe ju i keni planet tuaja dhe kujdeset që të mos ua prishë.

Ai ju telefonon kur është në punë

Nuk është e thënë që çiftet të shkruhen mese vete çdo 30 sekonda, por partneri juaj gjithmonë kujdeset që të ju telefonojë edhe kur ka punë.

Nuk ua përmend favoret që ua bën

Nuk ka rëndësi nëse keni huazuar para nga ai, apo ju la ta zgjedhnit filmin që do të shihnit së bashku, ai kurrë nuk ua përmend dhe është shumë komod me këtë fakt.

Nuk ju mban sekrete

Ai nuk përpiqet asnjëherë që t’i fsheh gjërat nga ju, ose të ju gënjejë se ku ishte apo me kë kishte dalë për të pirë diçka.

Kujdeset që të jeni e lumtur

Ai nuk hidhërohet kur gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës së tij. E rëndësishme për të është që edhe ju të jeni e lumtur dhe bën shumë kompromise.