Sheqeri, 5 fakte që duhet t’i dini

Ne konsumojmë sasi të mëdha sheqeri, shpesh pa e kuptuar. Një iniciativë e re e Universitetit të Kalifornisë në San Francisco, e quajtur “Sugarscience” ka analizuar qindra studime të kryera mbi sheqerin dhe ndikimin e tij në shëndetin e njeriut.

Sipas saj, konsumi i sasive të mëdha të sheqerit lidhet direkt me sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2, sëmundjet e mëlçisë etj. Ja pesë faktet më të rëndësishme që kjo faqe ka listuar:

    • Një amerikan mesatar konsumon 29.9 kg sheqer në vit.
    • Konsumi i një kanaçeje 330 ml me pije të gazuar në ditë e rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 1/3.
    • Ka të paktën 61 emra të ndryshëm për sheqerin në etiketën e ushqimeve. Shanset janë që nëse një përbërës përfundon me “-ose” të jetë sheqer.
    • Fruktoza, një prej tipeve më të zakonshme të sheqerit, mund të jetë për mëlçinë njësoj e dëmshme si alkooli.
  •             Fëmijët amerikanë, rreth 16 për qind të kalorazhit ditor e marrin nga sheqeri.

/shekulli/