Shërbime shëndetësore falas për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Sekretari i Zyrës së Presidentit të Kosovës, Fahri Breznica dhe Sekretar i përgjithshëm i  Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, nënshkruan sot një Memorandum të Mirëkuptimit midis Zyrës së Presidentit dhe MSH-sw,

Memorandumi u nënshkrua në prani të Presidentes Atifete Jahjaga dhe ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Kjo ujdi përfshin koordinimin dhe mbështetjen  e aktiviteteve për ofrimin e trajtimit psiko-social dhe shërbimeve shëndetësore falas për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton Klan Kosova.