Sherifi: Ftesa e kryeministrit Isa Mustafa ma kujtoj fabulën ‘Dhelpra dhe Lejleku’

Sekretari i NISMA-s Bilall Sherifi ka komentuar ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për të dialogu me opozitën.
Sherifi ka ironizuar me propozimin e Mustafës përmes një postimi në Facebook, duke e krahasuar shkresën e kryeministrit si të shkrimtarit Jean La Fontaine.

“Pasi lexova ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për takim me kryetarët e partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, pashmangshëm mu kujtua fabula “Dhelpra dhe Lejleku” e shkrimtarit francez Jean de La Fontaine.
Në fakt, kur sheh përmbajtjen e ftesës, në të cilën nuk gjen asnjë përgjigje lidhur me kërkesat e opozitës, lirisht mund të thuash se Isa Mustafës, për imagjinatën e tij të bujshme, do t’ia kishte pasur lakmi edhe vet shkrimtari i kësaj fabule Jean La Fontaine”, ka shkruar Sherifi në Facebook./Indeksonline/