Pranvera ka filluar. Për shumë njerëz është stina e preferuar. Pranvera sjell optimizëm, zgjimin e natyrës, veshje më të lehta, më shumë diell. Ka shumë gjëra të cilat mund t’i doni në pranverë, dhe në vazhdim ju sjellim vetëm disa prej tyre.
1. Moti më i ngrohtë
Ndjenja e diellit në fytyrë, mundësia të dilni më shumë nga banesa, disponimi më i gjallë, më shumë energji…
2. Sezoni i ri
A e keni ditur që viti i ri ka filluar më 25 mars? Shumë njerëz ende për pranverën mendojnë si për fillimin e vitit, dhe jo për janarin. Në pranverë fillon cikli i ri natyror.
3. Lulet
Lulet me të vërtetë ia shtojnë bukurinë secilit enterier dhe eksterier, ndërsa në pranverë gjithçka lulëzon rreth jush.
4. Ngjyrat më të ndritshme
Me shenjat e parë të pranverës mund të hiqni veshjen tuaj të errët dhe të shijoni gardërobën me ngjyra të çelëta.
5. Dita më e gjatë
Me kalimin e pranverës ditët do të jenë më të gjata, ndërsa netët më të shkurtra.
6. Zgjimi i natyrës
Ndoshta nuk jeni sentimental, por zgjimi i natyrës askënd nuk do ta lërë indiferent.
7. Argëtimi nën qiell të hapur
Për disa njerëz hapësirat e mbyllura janë si qeli burgu. Jashtë bëhet gjithnjë e më nxehtë, ndërsa ju mund të shëtisni dhe të argëtoheni pa u ngarkuar me rroba të rënda.
8. Optimizmi
Pranvera thjesht i bën njerëzit më optimistë, entuziastë, kanë më shumë energji dhe janë më aktivë./koha.net/