Edhe një shkarkim në Serie A. Klubi i Veronës e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Andrea Mandorlini, për shkak të rezultateve të dobëta.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Veronës në internet, me klubin që i ka uruar suksese Mandorlinit në të ardhmen.
Hellas Verona e ka nisur në mënyrë katastrofike edicionin e ri, duke u renditur në pozitën e fundit në tabelë me 6 pikë të tubuara. /Olle