Shkelet marrëveshja, SPARK kërkon 1.2 milion euro dëmshpërblim

Kolegji ndërkombëtar SPARK ka kërkuar 1.2 milion euro dëmshpërblim nga Komuna e Mitrovicës për shkak të shkeljes së një marrëveshjeje të vitit 2008 (kur kryetar ishte Bajram Rexhepi), këtij institucioni arsimor i qenë ndarë 7.232 metra katrorë tokë në shfrytëzim për 10 vjet në vendin e quajtur “Ujdhesa e Ibrit”. Pëlqimi ishte dhënë edhe nga Drejtoria e Planifikimit, Urbanizmit, Kadastrës dhe Pronës.

Kolegji Evropian për Studime të Biznesit dhe Administratës Publike (SPARK) parashikonte që aty të ndërtonte objektet e nevojshme, mirëpo një vit më vonë, në shtator të vitit 2009, Komuna kishte vendosur që në afërsi të kësaj hapësire të lejohet ndërtimi i një terminali doganor nga kompania DM SHPK nga Peja, e cila kishte fituar të drejtën e shfrytëzimit të 2.5 hektarëve tokë.

Më 2010, pasardhësi i Bajram Rexhepit, Avni Kastrati, kishte nënshkruar një aneks-kontratë me DM ShPK, sipas të cilës 29.6 ari tokë që i ishin dhënë në shfrytëzim SPARK-ut i jepen në shfrytëzim kompanisë pejane. “Ngastra është pronë komunale, por gabimisht i është dhënë në shfrytëzim për 10 vjet kolegjit SPARK./ Zeri