“Shkova të sqarohem me krushkun, por më pështyu”, vjehrri vret me thikë në zemër dhëndrin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak ditë më parë në Kuçukçekmece të Stambollit, ku vjehrri qëlloi për vdekje me thikë në zemër dhëndrin e tij, pas një zënke mes tyre.

Turhan Ketenci pretendoi para trupit gjykues së kishte shkuar të sqarohej me krushkun, por viktima, dhëndri i tij, e kishte sharë dhe pështyrë në fytyrë. Ky veprim agravoi situatën duke sjellë edhe tragjedinë.

Volkan Turhan Ketenci, cili u bë baba 6 ditë më parë, u godit me një thikë në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Babai i Volkan ka kërkuar drejtësi për djalin e tij, ndërsa tha se, babai i vajzës nuk kishte qenë asnjëherë pro martesës së të bijës me Volkan dhe se që kur ishin fejuar, ata kishin pasur përplasje të vazhdueshme mes tyre.

Këto konflikte ishin rritur më tej pas shtatzënisë së të fejuarës së të ndjerit. Sipas dëshmitarëve, autori i vrasjes kishte marrë një thikë buke me vete, ndërsa viktima fillimisht ishte plagosur rëndë dhe ishte dërguar në spital, por s’mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Në aktakuzë kërkohet që i pandehuri Turhan Ketenci të dënohet me burgim të përjetshëm për veprën penale ‘vrasje me dashje’.