Shkurt e ka Neville, Mustafi do ta ketë trajner Mourinhon!

Mediat angleze dhe spanjolle janë të bindura se edicionin tjetër Jose Mourinho do të jetë trajner i Valencias. Miliarderi që është pronar i Valencias, Peter Lim thuhet se ka nisur kontaktet e para me Mourinhon.

Emërimi i Gary Neville në postin e Valencias është i përkohshëm, gjë që tregon edhe data e skadimit të kontratës së tij.

Peter Lim i ka bërë gati Jose Mourinhos kontratë tejet joshëse ku janë premtuar blerje të mëdha në tregun evropian për të krijuar një skuadër që do ta rivalizoi Barcelonën, Real Madridin dhe Atletico Madridin.

Mourinho te Valencia do ta gjente edhe shqiptarin e famshëm, Shkodran Mustafin./Indeksonline/