Shoferi kthen Autobusin e vjetër në Aeroplan

Darren Harris është 50 vjeçari nga Tamworth i cili e ka transformuar autobusin e tij të vjetër në një limuzinë të ngjashme me një aeroplan.

Australiani kaloi 9 javë për ta kthyer mjetin e tij në një limuzinë luksoze duke e lyer dhe i vendosur krahë 3D si të një avioni.

Në brendësi të tij ai ka vendosur drita dhe sistem zanor të marrë nga një aeroplan i vërtetë.

Lumuzina 16 vendëshe është e pajisur me televizorë LED në vend të dritareve të cilat i japin përshtypje pasagjerëve sikur janë realisht në avion.

Darren e ka nxjerrë automjetin në shitje për 34 mijë paund në rrjetin e njohur Ebay ndërkohë që planifikon të bëjë një projekt tjetër./rtklive/

foto 1

foto 2