Shpirti i Majkëll Xhekson duket se nuk ka gjetur ende paqe, përderisa shfaqet në një event të organizuar në nder të tij.
Mesa duhet këngëtari i famshëm nuk jeton vetëm përmes këngëve të tij, por shfaqet edhe si fantazëm në botën tonë.
Të paktën këtë të bën të aludosh një foto e shkrepur nga një fans i këngëtarit.
Reece Saava, 14 vjeç, ishte duke pritur në rradhë për të marrë një autograf nga një sozi e Majkëll Xhekson pas një koncerti të organizuar në nderim të këngëtarit të ndarë nga jeta tre vite më parë, kur shkrepi këtë foto.
Ai e vuri re hijen e çuditshme vetëm dy ditë më vonë, ndërsa së bashku me shokët e tij po shihnin fotot.
“Unë nuk besoj tek fantazmat, por në foto duket qartë imazhi i Majkëllit”,- thotë 14 vjeçari.