Shorti i COC: Stoke-Liverpool dhe Everton- City

Eshtë tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Capital One Cup (League Cup).

Stoke City do të luajë kundër Liverpoolit, ndërsa Everton do të jetë nikoqir i Manchester City në përballjen e parë.

Duelet e para do të zhvillohen këtë javë (duke nisur nga 4 janari), ndërsa ndeshjet kthyese në javën e 25 janarit.

Fituesit do ta zhvillojnë finalen e Wembleyt, ndërsa gjasat janë të mëdha që të shohim një finale ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt. / olle