Shpend Ahmeti: Isa Mustafa është kryeministër se shkeli premtimet

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ku është duke u diskutuar gjendja aktuale politike, qëndrimet  e Lëvizjes pjesë e të cilës është si dhe përplasjet opozitë e pozitë.

Ahmeti ka thënë se Isa Mustafa është kryeministër pasi ka shkelur premtimet.

“Isa Mustafa është kryeministër sepse i ka humbur tre palë zgjedhje dhe brenda natës ka bërë koalicion me Hashim Thaçin, ai i ka shkelur premtimet”.

Ai ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje është e rëndësishme të zbatohet programi i tyre dhe të diskutohet në mënyrë parimore.

“Ne e kemi me rendësi zbatimin e programit tonë, Vetëvendosja është garant i programit dhe Vetëvendosjes”.

“Nuk i kam pa deri tani politikanët duke diskutuar në parime, unë isha sot pjesë e takimit të liderëve opozitarë, ata me të vërtetë nuk flisnin për taktizime por shumë në mënyrë parimore”.