Shpend Ahmeti kërkon që juristët të flasin për imunitetin

Pvrmes një postimi në facebook Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kërkoi që të trajtohet urgjentisht qështja e imunitetit të deputetit, sipas tij Imuniteti i mbron deputetët nga arrestimi arbitrar e jo nga përndjekja gjyqësore.

Lexoni të plotë postimin e Ahmetit:

Imuniteti i deputetëve nga arrestimi nuk është shpikje e Kosovës, por është instaluar në republikat parlamentare për më shumë se qindra vite. Imuniteti i mbron deputetët nga arrestimi arbitrar e jo nga përndjekja gjyqësore.

Shtetet demokratike funksionojnë kur ka ndarje të qartë të pushteteve në teori dhe praktikë. Pra kur Legjislativi (Kuvendi), Ekzekutivi (Qeveria) dhe Gjyqësori janë të ndara. Kur një grup i njëjtë kontrollon dy nga këto degë atëherë është e qartë se nuk mund të ketë veprim të pavarur të këtyre degëve.

Meqenëse policia është nën menaxhim direkt të ekzekutivit, Imuniteti është menduar si masë mbrojtëse për ta ruajtur këtë ndarje. Pra nuk e ndal përndjekjen ligjore por e parandalon arrestimin e deputetëve kur ti teket ekzekutivit.

Paramendone një rast ku ekzekutivit i duhet një votim nga kuvendi dhe e gjitha varet nga dy vota të deputetevë individualë. Nën dyshimin se kane kryer ndonjë vepër, deputetët do të mund të arrestoheshin dhe të largoheshin nga seanca vendimtare. Ose paramendone rastin tjetër kur një deputet e sheh se mund të arrestohet në çfarëdo rasti dhe kërcënohet për të votuar për mocionin.

Të gjitha këto kanë bërë që imuniteti të jetë politika mbrojtëse e cila të drejtën e heqjes së imunitetit ja ruan Kuvendit. Pra vetëm Kuvendi është ai që mund ta zhvesh deputetin nga imuniteti edhe atë pas kërkesës së prokurorit me dyshime të bazuara (me fakte) për kryerjen e veprave penale. Kuvendi mund ta aprovojë ose refuzojë kërkesën e prokurorit.

Sot kemi 7 deputetë në masa të arrestit pa këtë procedurë, dhe në shkelje të rëndë të përgjegjësive të Kuvendit. Posaqërisht, Fisnik Ismaili i cili dyshohet për vepër penale (të dënueshme me më pak se 5 vjet) është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e arrestit me shkelje të rënda të kushtetutës.

Kisha lut miqët juristë, posaqërisht ata që janë personalitete publike që të flasin për këtë çështje. kjo në asnjë mënyrë nuk i bën ata përkrahës të opozitës, por përkrahës të parimeve të Republikës. Sot është kjo çështje e nesër mund të jetë diçka krejt tjetër. Instalimi i autokracisë nuk vjen ndryshe./ Gazeta Liria /