Shpend Ahmeti: Kuvendi i Kosovës (pa opozitën) po diskuton sende që nuk janë në kompetencë të tyre

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar në facebook për diskutimet në Kuvendin e Kosovës. Ai pohon që Kuvendi i Kosovës po diskuton gjëra që nuk janë në kompetencë të tijë.

Ja postimi i plotë i Ahmetit në facebook:

Kuvendi i Kosoves (pa opoziten) po diskuton qe 20 minuta per sheshin Adem Jashari.

Po diskuton sende qe nuk jane ne kompetence te tyre. As emri i sheshit, e as si do te duket ai shesh, nuk jane kompetence e Kuvendit por e Komunes se Prishtines.