Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmet është shumë aktiv në rrjetet sociale, duke komentuar dhe zhvillimet politike të ditëve të kaluara, ai përmes një postimi i ka bërë thirrje Shefit të zyrës së BE-së në Kosova Samuel Zbogar dhe vendeve të Quintit që të reagojnë për zgjedhjen si anëtare e Gjykatës Kushtetuese të zonjës Selvete Gërxhaliu Krasniqi.
Ja postimi i Ahmetit në facebook:
Selvete Gërxhaliu Krasniqi e zgjedhur nga Kuvendi (pa opozitë) si gjykatëse në Gjykaten Kushtetuese, paska qenë kandidate e LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Duke ditur vlerësimet e freskëta nga raporti i progresit për ndikimin e politikës në gjyqësor, presim reagimin e Z. Samuel Zbogar, dhe shteteve të quintit.
Sapo u degradua edhe më tutje oferta për të pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Cilës gjykatë, ku gjykatës janë anëtarë të LDK-së?