Shpend Ahmetit më shumë i bën përshtypje vizita e Kerryt në Beograd

Shpend Ahmeti ka komentuar për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Serbi, derisa për vizitën e tij në Kosovë, nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Ja çka shkruan ai: 

Pas krejt pengesave që Serbia na i ka bë dhe na bën (së fundi UNESCO), dhe krejt propagandes se qeveritarëve tonë se Serbia po del shumë keq e na po dalim si evropianë vetëm duhet ta bëjmë një paralele të vizites së Kerryt në Prishtinë dhe Beograd.
Në Prishtinë në aeroport: korrupcioni, kuvendi-opozita, asociacioni, demarkacioni (në takim edhe përfaqësuesi i lista srpskes)
Në Beograd në Vila Bokelka: Serbia e re, shpejtë drejt Evropës, zhvillim dhe përgëzime për Vuqiqin. Po ndihet si në shpi.
Me këtë qeverisje shpejtë kemi arritur fundin edhe në nivel shtetëror edhe në nivel ndërkombëtar. ShBA të janë potencialisht miku jonë më i madh por kur nuk je serioz vetë, nuk të merr askush seriozisht. Kur nuk i mbron interesat vetë as të tjerët nuk të mbrojnë. Prapë qeveria më shumë ka fol kundër opozites sesa për marrëveshjet.