Shpërthim në Moskë, disa të lënduar

Të paktën tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërhtimi në një stacion autobusi në qendër të Moskës, raporton Russia Today.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga autoritetet policore në Moskë të cilët kanë thënë se po hetojnë rastin.

Sipas raporteve të para, incidenti ka ndodhur kur dikush ka hedhur një bombë në mesin e njerëzve që po prisnin autobusin.