Shpërthim në Mostar, dyshohet për sulm terrorist

Në tunelin “Salakovac” në Mostar ka ardhur deri te një shpërthim para një veture në të cilën ka qenë kryeshefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës Anto Jeleq, transmeton “Dnevni Avaz”.

Shpërhtimi ka shkaktuar një krater të madh. Gjenerali Jeleq dhe personat që kanë qenë në përcjellej të tij raportohet se nuk janë lënduar.

Dyshohet për një sulm të ri terrorist. Policia supozon se eksplozivi është gjuajtur nga një veturë në lëvizje.

Para dy ditësh Enes Omeragiq në Sarajevë ka vrarë dy ushtarë të Bosnjës e më pas ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e tij.