Shqipëria barazon, tifozët protestojnë kundër FSHF-së (Video)

Shqipëria ka barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin Qemal Stafa kundër Gjeorgjisë.

Shqiptarë barazuan me rezultat prej 2-2 në një ndeshje miqësore, ku në sy ra mungesa e tifozëve dhe protesta e fansave ‘Kuq e Zi’ në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit, përkatësisht fyen rëndë kreun e saj, Armand Dukën.

ku i keni tifozet

Kuqezinjtë u befasuan qysh në minutën e parë të takimit, i cili po zhvillohet në Elbasan Arena.

Ishte një aksion jo premtues i gjeorgjianëve, ku pas një harkimi në zonën e rreptësisë shqiptare në minutën e parë të takimit përmes Kashia Guram, i cili u gjend më së miri përpara portierit Etrit Berisha.
Për pak minuta është ndërprerë ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ndodhi shkaku si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve në fushë nga ana e tifozëve kuqezinj.

Këta të fundit këtë e bënë në shenjë proteste për moslejimin e hapjes së një fotografie të tifozit ‘Ballist’ Morina në shkallët e stadiumit, ndërsa ofenduan edhe kreun e FSHF-së, Armand Dukën. ‘Ballist’ Morina, i cili vazhdon të jetë i burgosur për armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, Shqipërisë i është anuluar një gol i rregullt në minutën e 40 të takimit, ku gjyqtari ndihmës ngriti flamurin për pozitë jashtë-loje në dëm të Shkelzen Gashit, ani pse xhirimet treguan se ishte gol i pastër.

Kur pritej që në pjesën e dytë futbollistët shqiptarë të rikthenin rezultatin, pësuan edhe golin e dytë.

Sërish mbrojtja shqiptare ishte e pavëmendshme, ku katër futbollistë i lejuan hapësirë sulmuesit gjeorgjian, Chanturia Giorgi, i cili me një gjuajtje precize në minutën e 52-të takimit mposhti Etrit Berishën.
Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, kuqezinjtë realizuan golin e vetëm të ndeshjes me anë të mesfushorit Migjen Basha, i cili dërgoi një gjuajtje të fortë në drejtim të portës së Nukri Nurshivill.

Edhe në vazhdim, kuqezinjtë u munduan të realizonin gol dhe këtë gjë ia arritën në kohën e rregullt përmes Sokol Cikalleshit, i cili nga rreth 17-18 metra shënoi një supergol pas një gjuajtje të fortë në kohën shtesë, me ç’rast edhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 2-2.

Vlen të theksohet se trajneri italian i Shqipërisë, Gianni de Biasi, u dha mundësi shumë lojtarëve të ri që në të kaluarën nuk kanë pasur minuta me fanellën kuqezi.

Kujtojmë se nga 13 përballjet e deritanishme mes këtyre dy kombëtareve, Gjeorgjia ka 8 fitore, Shqipëria 3 fitore, ndërsa tri herë janë ndarë të barabartë. /Telegrafi/