Shqipëria në grup me Serbinë për “Euro 2017”

Kombëtarja U-17 e Shqipërisë në futboll do të jetë në një grup me përfaqësuesen U-17 të Serbisë. Shorti është hedhur të enjten në Nyon të Zvicrës.

Shqipëria së bashku me Serbinë, Maqedoninë dhe Italinë përbëjnë Grupin 4 të eliminatoreve për kampionatin evropian që do të mbahet në Kroaci në vitin 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë kombëtarja U-19 e Shqipërisë do të jetë në Grupin 4 së bashku me Gjermaninë, Republikën e Irlandës dhe Gjibraltarin. Ndeshjet eliminatore të këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri/kohanet/