Shqipëria në zi për nder të viktimave në Paris

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 mbahet një minutë heshtje.

Qeveria e Shqipërisë me propozim të kryeministrit Edi Rama, ka shpallur ditën e hënë, 16 nëntor 2015, ditë zie, në respekt e nderim të viktimave të sulmeve terroriste, të ndodhura mbrëmjen e së premtes në Paris.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit./politiko/