Shqipëria nuk e do, por turqit çmenden pas Mehës

Alban Meha është njëri nga lojtarët më të popullarizuar të Konyasporit

Alban Meha u transferua në verë tek Konyaspor në kampionatin turk dhe si duket atje e ka gjetur ngrohtësinë dhe dashurinë e duhur, duke qenë një nga lojtarët më të dashur nga të gjithë.

Mesfushori po aktivizohet rregullisht me Konyaspor, ekip që po bën një paraqitje të mirë këtë sezon, ashtu si edhe Meha që është ndër lojtarët bazë të këtij ekipi, e kjo sjell edhe interesimin e lartë të medias për të.

Deri më tani, për Konyasporin, numërohen 12648 lajme të botuara, teksa nga këto 872 shkrime i janë kushtuar “snajperit” Alban Meha, që ka fituar edhe statutin e një lojtari mediatik në Turqi.

Meha edhe pse në formë të mirë nuk është ftuar nga përzgjedhësi Gianni de Biasi për ndeshjet me Kosovën dhe Gjeorgjinë.