Shqipërisë iu anulua goli i rregulltë! (VIDEO)

Sot gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri – Gjeorgji e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2-2 pas 2 golave në minutat e fundit të ndeshjes të Migjen Bashës dhe Sokol Cikalleshit përkatësisht, Shqipërise iu anulua edhe një gol i rregulltë.

Shqipëria ishte duke përsuar 0-2 derisa Migjen Basha zvogëlon epërsinë në 1-2 në minutën e 87-të, derisa Sokol Cikalleshi barazon 2-2 në minutën shtesë përkatësisht 90+2.

Gjatë rezultatit sa ishte 0-1, përkatësisht në minutën e 40-të, kuqezinjtë patën një rast të mrekullueshëm të cilin me gol e kurorëzoi Shkëlzen Gashi, por gjyqtari anësorë e ngriti flamurin për offside, derisa ishte rast i rregulltë, të cilin mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme:

Për ta parë në kualitet më të mirë, shiko këtu. /Gazeta Liria/