Përfaqësuesja e Gjermanisë U19 ka arritur fitore kundër asaj të Serbisë U19 me rezultat 1-0.
Kjo ndeshje kishte karakter miqësorë, por ajo që vlen të theksohet është se në këtë sfidë për përfaqësuesen gjermane u paraqitën dy lojtarë shqiptarë.
Enis Bunjaki ka luajtur nga fillimi, ndërsa Dren Feka është inkuadruar në dhjetë minutat e fundit të takimit.
Që të dy këta janë tubuar nga më herë nga Përfaqësuesja e Kosovës. Vlen të theksohet se Arianit Ferati i Stuttgartit nuk ishte i grumbulluar këtë radhë.
Goli i fitores u shënua nga Malcolm Badu në minutën e 55-të të takimit. /Telegrafi/