Shqiptarët në vendin e katërt nga numri i refugjatëve në Europë

Zyra europiane e statistikave ’Eurostat’ njoftoi se është rritur numri i refugjatëve të regjistruar në Europë. Siç njofton agjensia franceze e lajmeve AFP nga Brukseli, Eurostat bëri të ditur sot se numri i kërkesave për azil në Europë në verën e vitit 2015 është dyfishuar në krahasim me periudhën e pranverës së vitit 2014.

Statistikat tregojnë se shumica e azilkërkuesve janë shtetas të Sirisë dhe Irakut dhe numri i tyre nga muaji Prill deri në Qershor ka qenë 213 200 vetë.

Sipas raportit të Eurostat, Gjermania dhe Hungaria renditen në krye të vendeve që kanë regjistruar refugjatët dhe Gjermania ka regjistruar 108305 kërkesa për azil, ndërsa Hungaria ka regjistruar 108085 kërkesa të tilla.

Pas tyre renditen Suedia me 42500 kërkesa për azil, Italia me 28400 kërkesa, Austria me 27600 kërkesa dhe Franca me 17640 kërkesa për azil.

Rreth 33% e azilkërkuesve janë sirianë dhe pas tyre janë afganët me 14%, irakianët me 11%, shqiptarët me 6% dhe pakistanezët me 5%./Gazetaexpress/