Shqiptarët të dalin me një platformë të përbashkët

Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu mendon se shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe në Çamëri duhet të dalin me një platformë të përbashkët, e cila do t’i mbronte të drejtat e tyre.

Duke folur për bllokimin e mbi 100 mijë teksteve shkollore, që Serbia nuk po lejon të hyjnë nga Kosova, Musliu tha për ‘Epokën e re’ se me këtë po vazhdon urrejtja patologjike e Serbisë ndaj shqiptarëve.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën dhe t’i mbrojë shqiptarët e Luginës.

Musliu ka kërkuar të bëhet reciprocitet në mes të serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës. /Telegrafi/